Arrestohet pronari i skeleve në Gjilan, ku u lëndua gruaja

Një pronar skelesh të ndërtimit është arrestuar në Gjilan, pasi këto pajisje pune janë rrëzuar dhe kanë lënduar një grua kalimtare.

“Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 25.10.2021-11:30. Raportohet se viktima femër  kosovare ka pësuar lëndime trupore nga rrëshqitja e shtyllave (skeleve) qe ishin te vendosura kohe me parë para një lokali.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa ne vendin e ngjarjes kane dalë inspektoret komuna.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës se montimit të skelave është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.