Arrestohet punëtori i një pompe derivatesh, vodhi mbi 6000 euro në vendin e punës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Banulle të Graqanicës, pasi i njëjti dyshohet se vodhi mbi 6000 euro në vendin e tij të punës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, të dyshuarit i janë gjetur parat e vjedhura dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

