Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje biçiklistin
Policia ka arrestuar një të dyshuar për aksidentin e mbrëmshëm me fatalitet në Prishtinë, ku humbi jetën një biciklist.
Rreth rrotullimi Ura e madhe, Prishtinë (NN) 06.12.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar një kombi Mercedes me targa vendore, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes godet një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është mare nga mjekësia ligjore, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).

