Arrestohet shtetasi shqiptar, mashtroi kosovarin se do t’ia rregullojë një vizë pune
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka mashtruar një kosovar se, në këmbim të parave, do t’ia rregullojë një vizë pune, shkruan Mediafokus.info
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc, 02.06.2021 – 11:45. Me 10.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që viktimës mashkull kosovar i kishte marr një shumë parash duke e mashtruar se do i rregulloj në vizë pune. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

