Ganimete Musliu – Besnik Bislimit: ‘Po zgërdhihesh’

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu është ankuar se ministrat nuk po vijnë në seanca e kuvendit.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka thënë se kjo është përgjegjësi e ministrave dhe ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që t’ju thotë ministrave që të jenë më të përgjegjshëm, përcjell Gazeta Insajderi.

Derisa Musliu ka përqeshur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke i thënë se po zgërdhihesh.

“I bëjë lutje kryeministrit që është këtu që të janë më përgjegjës për pyetjet parlamentare duke pasur parasysh që e keni djeg parlamenti sa herë që kanë mungu ministrat, Besnik Bislimi po zgërdhihet pak aty, mirëpo është e drejt e jona që t’ju bëjmë pyetje ministrave dhe ministrat e kanë obligim kushtetues me ardh edhe me raportu para deputetëve”, ka thënë Musliu.