Parandalohet kontrabanda me cigare në rajonin e Mitrovicës

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e cigareve në rajonin e Mitrovicës. 

Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit kanë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare.

Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar dhe gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative, thuhet në njoftimin e Doganës.