Në episodin final të KUWTK, Kim shpjegon arsyen e divorcit: ‘Jam lodhur nga kjo’

Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians” (KUWTK), Kim Kardashian flet me të ëmën për martesën dhe të qenit e palumtur.

Në skenat e filmuara në tetor, ajo thotë se kishte folur me një terapist dhe kuptoi se ishte jo e lumtur me martesën. “Dua vetëm lumturi totale,” tha Kim.

Kim u shfaq shumë më e qetë në episodin e së enjtes krahasuar me javën e kaluar, kur foli për problemet në martesën me Kanye West.

“Natyrisht, unë e di që lumturia e plotë nuk është një realitet, por nëse mund ta kem më shumë në pjesën më të madhe të kohës, kjo është gjithçka që dua të kem. Kudo që më çon, dua thjesht lumturinë time të pastër, kështu që jam duke punuar për të kuptuar se si të arrij atje.”

Në vijim, Kim shton:

“Thjesht ndjej se kam punuar kaq shumë në jetë për të arritur gjithçka që doja dhe jetova pritshmëritë e mia dhe 10 herë më shumë sesa mendoja se ishte e mundur, por nuk kam një jetë për t’i ndarë këto arritje.”

Gjatë bisedës, Kim u shpreh se u ndje e vetmuar kur Kanye u zhvendos në një fermë në Wyoming ndërsa ajo qëndroi në Kaliforni.

“Unë kurrë nuk kam menduar se jam e vetmuar dhe gjithmonë kam menduar se është krejtësisht në rregull, unë mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga njëri shtet në shtetin tjetër dhe unë jam në udhëtim me të dhe jam ok.”

Por, kur mbushi 40 vjeç, kuptoi që nuk ishte e lumtur.

“Pasi mbusha 40 vjeç këtë vit e kuptova, jo, nuk dua një burrë që jeton në një shtet tjetër nga unë. Është e trishtueshme për mua dhe kjo nuk është ajo çfarë dua. Dua dikë që të kemi të njëjtat gjëra të përbashkëta, dua dikë që të dëshirojë të punojë me mua.”

Ajo tha se ndonëse ishte mirënjohëse për përvojat “ekstravagante” që ka shijuar, është gati për “përvoja më të vogla” për të cilat mendon se ka shumë rëndësi.

“Jam mpirë, jam lodhur nga kjo, por e di që do të jem e lumtur. Unë nuk kam arritur deri këtu vetëm për të ardhur deri këtu, pa qenë e lumtur,” i tha ajo të ëmës pasi i kërkoi të mos qante, transmeton anabelmagazine.