Arrestohet vjehrra, e ofendoi nusen

Një grua është arrestuar në Istog, pasi është denoncuar për dhunë në familje nga reja e saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se nusja është ankuar në Polici, duke thënë se vjehrra e saj e ka ofenduar.

E dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima, femër kosovare, ka njoftuar policinë se është ofenduar nga vjehrra e saj. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)