Arrestohet zyrtari i gjendjes civile, dyshohet për falsifikim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një zyrtar të gjendjes civile, nën dyshimin se ka falsifikuar dokumentin zyrtar.

Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ZYRTAR – Ferizaj 22.06.2023-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.