Arroganca apo budallallëku i Shpendit

Thonë se njeriu emrin e bënë të bukur, por kam dëgjuar se kur emërojmë fëmijët jo rastësisht ai dëshirojmë të jetë yll po e emëruam Yll, apo të jetë e ndritur po e emëruam Dritë, të bëhet i fortë po e emëruam Luan e k’shtu me radhë…

Rrëfimi që kryetari i Prishtinës me të cilin don të tregoj se e paska ditëlindjen, pa mëdyshje sa tregon arrogancë, lë të kuptojmë se ç’budallallëk fshehë ai prapa emrit të tij Shpend: flutrues e mendjengushtë.

Ai mendon se mund të fluturoj edhe mbi zonat e ndaluara, pa iu lagur apo djegur asnjë pupël. E paska ditëlindjen dhe duhet publikisht të na tregoj se kur ke para, fto sa të duash në shtëpi, mjafton të tregohesh i zellshëm para organeve të rendit, t’i paguash dënimet e të vazhdosh festën!

E Shpendi bile thotë «u çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”». Është çuditur Shpendi se ka menduar që është kah jeton në Banglladesh, se ai mundet me e festua ditëlindjen qysh ia don pika e qefit, se është i pari i Prishtinës. Veç ka harruar që ta lexoj diku se mbi 80% e infektimeve me Covid-19 ndodhin në rrethin familjar në ambiente të mbyllura.

Ndër të tjera Shpendi mendjengushtë guxon edhe të ankohet duke thënë se: «Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marrë parasysh se a pajtohem me masat apo jo».

Cilat rregulla Shpendi po don të na tregoj se i ka respektuar?

Athua pse Shpendi qenka gjobitur po i duket se ka respektuar diçka. Athua pse ai vet po e pohon se ka pranuar të paguaj 15 herë nga 35 euro qenka respektim!

Pranove apo s’pranove o Shpend, budallallëku yt nuk tregohet ndryshe. Ty, i pari i Prishtinës po të doket se po e përcjellë një mesazh në shoqëri «edhe të m’dhajtë duhet të paguajnë dënime»! Po qysh!

Shumë thjesht për Shpendin: po s’u pajtove me masat, e ke para, bëja qefin vetes e paguaj!

A thua ka harruar Shpendi se shumë afër tij, dikujt ia kanë varrosur nanën apo babën organet e shtetit e ai apo ajo nuk kanë marrë pjesë në varrim. Nuk paskan pasur pare t’i paguajnë gjobat ndoshta mendon Shpendi!

Arroganca jote dikujt i dhemb o Shpend!
Budallallëku që tregove sot mos u paftë kurrë n’at Prishtinë!

Kanë me të urue ditëlindjen mijëra njerëz sot. Ke me i marrë mijëra «like» për atë që ke shkruar.

«Hajt bac e t’u rritë mendja» thoshin pleqtë.

Por «mendja e madhe, e zeza e kresë» o Shpend Ahmeti. Mos t’raftë me pague ma shtrenjtë! /Mirishahe Limani Hiler