Godet Moleri: Lejoni dasmat se shqiptari e shtynë martesën edhe 8 vjet e s’martohet për inati
Humoristi i njohur kosovar, Shpërtim Desku, i njohur edhe si “Moleri”, ka ironizuar pak me mos-lejimin e dasmave, transmeton Mediafokus.info.
Ai ka kërkuar nga institucionet që t’i lejojnë dasmat, pasi, sipas tij, shqiptari e shtynë martesën edhe 8 vjet e s’martohet për inati.
“Lejoni more dasmat se shqiptari e shtyne martesen edhe 8 vjet e nuk martohet pa dasem per inati.
Duhet mu shtu ky populle , na murte n’qafe. Pas pak lajmerohem nga stacioni nr 1 Prishtine”, ka shkruar Desku në Facebook, i cili ka marrë jo pak pëlqime./Mediafokus.info/

