Ars Clubi “Beqir Musliu”, nesër në Gjilan shpall Shkrimtarin e Vitit

Për herë ë parë, që nga themelimi (1997), asiciacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, shpall SHKRIMTARIN E VITIT, mbështetur në cilësinë dhe vlerave artistike të veprave të botuara brenda një viti kalendarik.

Ky Çmim, sado simbolik, do të nderojë autorin e veprës dhe do të nxis shkrimtarët edhe më tej të krijojnë e garojnë për vlera, vit pas viti.

Të drejtë konkurimi kanë anëtarët e këtij asociacioni, qofshin nga Gjilani a Krahina e Anamoravës, por edhe më gjerë, të cilët veprat e tyre i botojnë përmes shtëpive botuese që veprojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Kryesia e Ars Clubit, përgjatë gjithë Manifestimit të sapopërfunduar, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, e ka menduar dhe ideuar këtë Çmim, të cilin e bëri publik tek në përmbyllje të kësaj maratone letrare.

Një juri letrare, e emëruar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubut “Beqir Musliu”, (Nexhat Rexha, Albinë Idrizi e Sabit Rrustemi), nesër në mesditë, përmes një ceremonie ad hoc, do ta bëjë publike emrin e fituesit të parë të për vitin 2022, me shpresë se do të gjejë mbështetje nga vetë krijuesit, artdashësit si dhe institucionet nga niveli lokal e qendror.