Kombi shqiptar s’ka pse të ligështohet

(Kadare për raportin e Dick Marty)

Në Shqipëri, e sidomos në Kosovë, është dashur që të mos mbyllej goja e të qëndrohej duarkryq, në kohën që Serbia, fare haptas, e nisi kundërfushatën e saj për të përmbysur të vërtetën. Për këtë mbyllje goje, nuk mund të lajë duart nga faji klasa politike në Shqipëri, sidomos në Kosovë.

E bashkë me ta, historianët, akademikët, publicistët, bashkë me institucionet ku punojnë. Asnjë vend nuk e lë veten të kapet në befasi, siç u kapëm ne, në këtë rast.

Mund të thuhet se vetëm bjerrja morale e etja për pushtet, vazhdojnë të thithin energjinë kryesore shqiptare, kështu që s’betet as vëmendje, as energji për të tjerat.

Edhe sikur të kishte diçka të vërtetë në akuzat e Dick Marty, madje edhe sikur të kishte ndodhur vërteteë, kishte arsye të dëshproheshim, por jo të binim bë panik.

Ne kishim dosjet tona ngjethëse, të cilat për turpin tonë, nuk i kemi bërë të ditura. Do të mjaftonte shifra pre 800 foshnjash shqiptare nën pesë vjeç të therrur si berrat, një pjesë në sytë e prindërve, që bota të kuptonte se në cilën anë ishte e drejta.

Këtë fakt nuk e ka dhënë ndonjë politikan, analist, a filozof shquotar, por gazetari serb Miroslav Filipoviç. E ka shpallur në shtypin anglez dhe francez në vitin 2000 dhe ka bërë për këtë.

Dhe s’ është vetëm kjo. Është dosja e të zhdukurve. Është dosja tjetër e rreth 20.000 grave dhe vajzave shaiptare të përdhunuara, shpeshherë në sytë e familjarëve.

Ne s’kishim përse hutoheshim as nga Carla del Ponte, as nga Dick Marty. Mjaftonte që peshoren e drejtësisë të viheshin foshnjat e vrara dhe gratë e përdhunuara, që anën tjetër të peshores të mos e trondiste dot asgjë.

Por ne s’e kemi bërë këtê sepse, qofshin politikanë apo akademikë, e kemi mendjen, për turpin tonë të pafund, kundër njëri-tjetrit.

Të dy shtetet shqiptare duhet të kërkojnë me ngulm të vërtetën. Kombi shqiptar s’ka pse të ligështohet.”