Muhamet Halili shfrytëzon rrëfimin si lajmotiv për t’i dhënë shpirt veprës së tij 

Nijazi Ramadani

Prozatori Muhamet Halili ka të botuar disa përmbledhje me dhjetëra tregime, të botuara në katër vëllime, të cilat dëshmojnë për pjekurinë e autorit në fushën e prozës me motive socio-kulturore, dashurie, artistike, eseistike, etike dhe morale. Ndonëse kohëve të fundit sikur është lënë anash nga shkrimtarët.

Me krijimtarinë e tij, Muhmeti ka dëshmuar përqendrimin e tij, në fushën e tregimit, duke treguar edhe aftësi prej një krijuesi të mirëfilltë. Halili ka vazhduar sikurse edhe në veprat e tjera të botuara më parë, edhe në këtë  ai po vazhdon të pasqyrojë me ngjyrime reale, duke i dhënë një prizëm ngjyrimesh  jetës së njeriut të këtij nënqielli me të gjitha krajatjet e tija.

Lexuesi i sheh personazhet që autori Halili i tipizon artistikisht me  të folmen e të  vija të dukshme që janë njerëz të zakonshëm, të cilët i vërejnë me një sy kritik shumicën e ngjarjeve, sidomos ato të pakëndshme, të cilat ndodhin çdo ditë në këtë vend. Përmes figurave, Halili na duket sikur na rikthen aty ku  jemi takuar, edhe kemi biseduar thjeshtë me ta.

Pra, shkrimtari pasqyron ngjarje të ndryshme, të cilat janë të dëmshme për shoqërinë tone, e të cilat ai vë në shënjestër të thumbimit. satirës therrëse.

Në tregimet e Muhamet, lexuesi sheh realitetin aktual, të përditshëm nëpër rrugët e fatit të njeriut të tokës tonë heroit, injorantet janë rrugëve të njohura, ani pse  pa emra, heronjtë do lëvizin brenda hapësirave shqiptare të ngarkuar me hallet aktuale, duke u përballur me fontanë dëshirave, ku ëndrrat dhe të gjitha këto të jetuara përtej kufijve të traditave e dokeve zakonore  në rrugën e shprishjes së tyre apo lë të hapura ato për atë.

Tregimet e Halilit në pikëvështrimet e lexuesve kritikë

Muhmeti ka dëshmuar  përqendrimin e tij në fushën e prozës, i cili i vlerësuar se, i nënshtrohet formave e modeleve para caktuese, e sforcon rrëfimin dhe këmbëngul të gjakojë ndonjë ide madhore; sjell përmes imazheve figurëshmëri të gjallë, simbole, frymën që zbret brenda gjendjes shpirtërore.

Ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar të linjave paralele. Kjo vërehet si nga fillimi i krijimeve artistike në vargje, po ashtu edhe në fund të tregimeve, ku në vend të mbylljes, hapet mundësia e rifillimit të rrëfimit nga ana e lexuesit.

Mënyrë kjo, ndonëse më e lehtë për t’u perceptuar dhe për ta gjetur edhe vetveten, si lexues rrëfimtar. Mjeshtëria në ndërthurjen e temave, në portretizimin e personazheve, dhe ideja letrare e fshehur dhuarja e fabulës së tregimeve, është argumenti më real që shpërfaq para lexuesit një autor me një afinitet të stërholluar narrativ, i cili zbret qetas në fushën e prozës shqipe, ka vlerësuar krijuesja Naxhije Gashani.

Edhe tregimi “Ëndrra e një sorre“. si një trastë e mbërthyer mire si për thurjen, trajtimin dhe shprehjen jo vetëm shprehje por provokim i tandemit lexues rrëfimtar…si edhe përmbylljen prozës së shkurtër (tregimit e novelës).

Tregimi si lloj i shkurtër, i vështirë, i narracionit, rrëfimtarit, “Endrra e korbit “, rrjedhë si lajmotiv ku i mjafton për të trupëzuar një situatë, për t’i dhënë shpirt një personazhi (krra-krra) ose jetë një ndjenje.

Tregimi mund të skalitë një fat, një figurë, një dëshirë a një mister, duke emocionuar lexuesin e duke e tërhequr atë një hap përtej të përditshmes e për të injektuar në të përditshmen enigmën e jetës e të vdekjes.

Autori nga forca dhe ndikimi artistik, mjaft tregime të realizuara bukur dhe mjeshtërisht, ia vlejnë sa vëllime të tëra.

Nga vetë titulli, Ëndrra e korbit  fabula e ndërtuar kuptimin e ri, mbi relacionet korbit mund të kuptojmë që në mënyrë figurative,  ka arritur të përshkruajë ngjarje që ndodhin në kohën në të cilën sot jetojmë, e të cilat janë mjaft të dëmshme për shoqërinë tonë.

Autori duke parë shumë procese nëpër të cilat po ecim sot shoqëria kosovare,  nuk ka mundur të qëndrojë indiferent, as ndaj disa njerëzve që e pengojnë ecjen përpara të vendit tone.

Pra, pritja, pasqyra, “syreti,…”, si model apo ankthi i së kaluarës, vetmia, dashuria magjepse, tragjikja janë ndjenjat që përshkruan më tepër… “syreti” i Sarrratit…!!! Si realizim kap një gamë e tregimit “Ëndrra” të D. Buxatit dhe tregimet e Visar Zhitit.

Letrat (letërsia) edhe pse janë testamentarë dy-tre hapa larg realiteti e kan imagjinate me baze reale, realitetin…. tregimi, fabula, mënyra e te rrëfyerit, stili, pastaj e numeracioni që jep një panorama antologjike të plotë të asaj që përshkruhet, pra të objekteve, ngjarjeve etj,

Krahasimi i një dukurie, tipari, veprimi apo ngjarje me diçka tjetër, i zgjatur i cili e bën akoma me te plote përfytyrimin si funksion i origjinalit, botës reale. Dhe i jep tipare njerëzore një objekti, ngjarje, veprimi, ku ajo ka në bazë imitimin e zhurmave dhe te zërave të natyrës, qenieve të gjalla, dhe jep  kuptim me ngarkesë emocionale.

Pra e bënë më konkrete atë që shpirtëzohet etj, ku më së miri pasqyrohet nga se: “Letërsia e madhe ka si bosht moralin e të vërtetën” – thotë F. Franz Kafka.

“Vetëdije e kushtëzuar do të thotë ta jetosh jetën, duke u ndjerë fajtor për të shkuarën dhe në ankth për të ardhmen, duke mos qenë kurrë në gjendje ta jetosh të tashmen” (Russell Targ). Apo se: “Jeta e çdo njeriu është një përrallë e shkruar nga duart e Zotit..!!” (H.C. Andersen).

Djersa e Gurit (tregimtari, lexuesi dhe personazhi)

Lëndën për tregimet e përfshira në këtë libër, Muhamet Halili, përmban 22 tregime të sistemuara në tre cikle, ku ngarend nga realiteti konkret i jetës sonë, ku autori, duke hulumtuar e trajtuar momente nostalgjike sa edhe emocionuese e më shumë karakteristike.

Lexuesi i sheh personazhet që autori i tipizon me vija të dukshme që janë njerëz të zakonshëm, të cilët i vërejnë me një sy shumicën e ngjarjeve, sidomos ato të kaluara, të cilat përsëriten, kane ndodh në këtë vendlindje te tij.

Përmes figurave, të cilat na duket sikur jemi takuar, edhe kemi biseduar me ta,.. Pra, tregon se historitë janë pjesë e personazheve nuk janë tërësisht pjesë e autorit.

Por, nga që ai, kryesisht si rrëfimtar, personazhet i flasin në gjuhën e atij që rrëfen gjuhën e tyre ose më e pakta, mbartin vështrimin e atij që përcjell tek ju shikimin e tyre, kështu që më duket disi e nevojshme të shpjegojë në disa rrethana të caktuara se kush je…..(N. Ramadani).

Edhe Fatmir Latifaj moralizon si detyre dhe obligim i çdo individi eshte te kultivojë dijet tek gjeneratat e reja. Këtë e bëri edhe gurëthyesi, por nuk u kënaq me kaq.. Ai bleu edhe një çante, do e ndryshoje mënyrën e thyerjes se gurëve… Vizionari! Jeta është kështu. Me këtë tregim skicë ke zënë jetën në lëvizje, në mes sprovimeve e përballjeve që i kemi, për sa jetojmë.

Qasja jote në këtë tregim ka sjellë kujtime zemre e të tërë qenies nga vegjëlia nën hijen e babës, nga puna e tij e mundimshme me gurë, e përmes figurave artistike, duke përshkuar tërë jetën, ke dalë nga tregimi me një krah kujtimesh, si burrë tani i pjekur, serioz në jetë tashmë, por duke kthyer vëmendjen tek e vlefshmja në jetë, që është edhe e kapshme për artin letrar.

Kush ruan dashurinë me dhembje për prindërit dhe bëhet i përulur, merr trofeun e njeriut të njëmendtë. E trofeu i njeriut është i nevojshëm për të shkuar tutje me shkrimet, sepse shkrimi, dhe gjithë arti, kërkojnë me kusht njeriun e formuar.

Një hajvan njeri mund të arrijë diturinë, por nuk mund të krijojë vepër arti, sepse nuk ka parime morale njerëzore…

Dhembshuria, mëshira dhe drejtësia janë virtyti njerëzor, që duhet për tu ribërë njeri. Ky tregim më pëlqeu veçmas për përshkrimin e dhembjes së kujtimit për prindin.(F. Halimi)

Vetë titulli i këtij tregimi është simbolik e domethënës. E, kur lexohet tërësia e tekstit, mbetet përshtypja se “autori ka arritur për ta zbërthyer e thënë atë që edhe ka pasur për synim”.

Me fjalë tjera, ka shpërfaqur dhe realizuar ideo-artistikisht subjektiven, me një mjeshtri dhe përkushtim, që s’do mend duhet të çmohet dhe vlerësohet pa pasur paragjykime.

Krijuesit letrar të vërtetën, te tregimi “Djersa e Gurit “, sipas Heset Zymberi  gazetar, do e ndjenin më afër se kushdo tjetër, dhe do të kishin shprehur dëshirën për të qenë edhe fizikisht në afërsi me autorin, i cili dita ditës për lexuesit po sjellë tregime ndryshe prej tjerëve, duke ofruar kështu për lexuesit risi të një fryme të re letrare…

N.R. ”Orvatjet për gjetjen e damarëve të gurit në gurore, ma kujtojnë përditshmërinë tonë, ku nuk kërkohen shumë damarët, ndonëse ata zbulohen vet,… Eeee lum kjo daltë e çekan, edhe pse e çelikut por që do shpëtojë pa u harxhuar, e mjerë gurët që po dorëzohen ligësisht …!

Lexuesi i gëzohet. Muhameti, nuk pyetet rastësisht, a do të na gëzosh me ndonjë libër të ri. Librat e parë që i dhuronte sollën kënaqësi gjatë leximit, ky tregim dëshmon pjekurinë si krijues dhe na erdhi si një sihariq i një tregimtari të spikatur për rrëfimin, që si duket, gjenerata ime njeh edhe personazhet, kështu që të përgëzoj edhe për temën, ngaqë ne e kemi për borxh t’i rikujtojmë dhe t’ua rrëfejmë gjeneratave të reja, që fatmirësisht nuk përjetuan këtë kohë, meqë nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia! (N. Ymeri)

Reagimi e ka ni fillim që ta çon gërdinë dhe t’i dhezë sustat e traumës serbe. Kontrasti te “Në njërën mendje, mbi të bardhën vizatohej pentagrami dhe luheshin notat e flautit, në tjetrën mendje, atë të zezën, inskenohej krimi dhe klithmat.” është i fuqishëm dhe fundi është meritokratik (R. Bunjaku)

Një tregim i mirë, shumë i mirë, me përmbajtje në rrëfim, me rregulla deri në fund, mu sipas teorisë letrare. Tutje një, që më pëlqen, përzgjedhje e një kthimi në temën e duhur, për vërejtje dhe kthim të gjithë të tillë “pizda materina”, që me të tillë, ndërtuan karrierat jetësore atëkohë, po që po ndërtojnë edhe tani.

Rasti më sa më kujtohet, ka qenë diçka edhe i vërtetë, por nuk është me rëndësi për tani; me rëndësi është gjykimi moral e ekzistencial që na duhet tani, për të rikthyer sistemin e vlerave e për të pasur kriter., sepse tani, edhe më keq se atëherë, ka të tillë që për “pizda materina” edhe marrin pagesa të rregullta e përkrahje nga forca të errëta, për të rrënuar gjithçka në ndërtimin tonë, mu në mes nesh.

Legjenda për Urën e Shenjtë është edhe tani aktuale me gjithë ngjarjen dhe tragjiken, e për të na mësuar, duke u kthyer në të kaluarën. -Detyra kështu e intelektualit dhe krijuesit është për të qenë gjithnjë ndriçues në rrugë netëve…( F. Halimi)

Sh. Shkodra: E lexova edhe unë tregimin “Ëndrra e një sorre”. Fitova përshtypje të mira si për thurjen, shprehjen dhe përfundimin e ambicies së personazhit Me fat!.

Edhe me tregimin e fundit , “Ëndrra e një sorre”, botuar në “PanAlbanica”, Muhamet Halili, ri-dëshmon se po ecën drejtë një krijimtarie letrare të veçantë.

Duket se është gjakuar me gjininë letrare-tregimin, përmes të cilit edhe po jep shembullin e shkëlqyer se si duhet të shkruhet tregimi, ku ideja e tekstit është e qëlluar dhe mbarështohet duke prekur rrethanat e një të kaluare mjaftë të dhimbshme.

Një të kaluare që dikush nuk e ka përjetuar apo e ka harruar fare, për të mos thënë edhe e ka harruar.

Lidhjet logjike të fjalëve dhe fjalive në tekst frymojnë harmonishëm duke mos shkaktuar lodhje për lexuesin.

Personazhi sfidon përball te virtyti në mes të mirës dhe së keqes

Personazhet kryesore dalin të realizuara pikante dhe përmes fatit të tyre sikur shpërfaqet edhe fati i një i tij, që për një shekull jetoi në robëri.

Në fillim e tërheq lexuesin duke mos e lëshuar për ta lexuar dhe rilexuar tekstin deri në fund. Befasitë që ndryshe i parapret lexuesi, dhe krejt në fund mbetët i kënaqur, kur e keqja dështon përball të mirës dhe jetikes.

Personazhi Cerni, që është simboli së keqes, përfundon keq, kurse vajza e profesorit – patriot ngadhënjen mbi të keqen, mesazh ky përfundimisht si të tilla janë ndarë si pozitive dhe negative.

Ndërkaq përmes tregimit shpërfaqet natyrshëm relacioni mes idesë së tekstit dhe shumë anësisë artistike.

Megjithatë, autori i këtij tregimi dhe tregimeve të mëparshme, edhe në të ardhmen iu mbetet borxh lexuesve për t’iu sjellë edhe tregime tjera, e pse jo edhe alternativën për të mësuar se si duhet të shkruhet tregimi.

Autorit i dëshirojmë shëndet të shkëlqyer dhe suksese, kurse ne mbetemi me shpresën dhe besimin se në të ardhmen do të na sjell tregime dhe përmbledhje tregimesh edhe më të avancuara. (H. Zymberi)

Bunjaku: Ja edhe një krijim i një vlere të lartë artistike i Muhametit, me të cilin, “Ëndrra e një Sorre”, në fakt, e verifikon, për të satën herë, se është sot për sot, njëri ndër kultivuesit më të suksesshëm të tregimit, siç e ka vërtetuar këtë, zaten, edhe me dy librat e tij paraprake. Me një temë dhe ide tashmë të njohur paka shume për neve që na ra hise të ishim lindur e të kishim jetuar para viteve të të 2000-ta, por gjithnjë me një këndvështrim kaq të qëlluar, me një gjuhë sa të kapshme për secilin recipient, po kaq të dëlirë dhe me figurëshmëri mjaftë të begatshme stilistike; me personazhe kaq të skalitura bukur e duke i individualizuar e tipizuar si më së miri, me një kompozicion fare të lirshëm – ia del ta bëjë një rrëfim kaq të pëlqyeshëm.

Autori edhe me tregimin “Qershiat e kuqe”, ku lexuesi ka një tregim përplot erotizëm, melankolik dhe me kujdesin, do të skalit si një skulptori, që të të mos rrëshqasë në  sëkëlldi eros; por që, rëndomë po i bëjnë kohëve të fundit disa nuhatje mallëngjimi me një sens të realiuarartistik, ku Muhamedi, na e sjellë një copëz verë, në formë të një rrëfimi estetik lirizëm dashurie, do të thosha, fare të pastër, e pa ndjesi me lexuesin tjetër: Prozë “Me fllad vere”. .. një relaksim i këndshëm në këtë kohë të zhurmshme.

Skenë e mirë ajo, piktura nën qershi…faleminderit që po krijon këto tregime plot shije. Xhemail Veseli: Teorema e Pitagores vlen vetëm të katetet dhe hipotenuza e trekëndëshit kënddrejtë! Përndryshe edhe mua me shtyri që me ‘plumba qorre’ të ‘vras’ mendjen vrastare se s’shije e hije kanë pasur qershizat në kohen e Pitagores.

Rrëfimet tua tregime janë të mrekullueshme, ato janë novela romane dhe nga çdo njëri tregim fshehet një film me metrazhë të gjatë.

Tregimet e Muhamedit vërehen dukshëm se dita ditës begatohen me tema, stil e gjuhë të rrjedhshme dhe premtuese begatuese. Te autori vërehet një lëvizje e sigurte drejt një stili të veçantë dhe shumë origjinal, me tema trajtimi të aktualitetit, gjithnjë me përcjellje porosish. (K. Bislimi).

Ai, kryesisht përvishet ngjarjeve e situatave të periudhës së pasluftës së fundit, i cili dëshmohet jo vetëm si një vrojtues i mirë i këtij realiteti, por edhe një mjeshtër i mirë i të rrëfyerit sensibil dhe metaforik.

Tregimi i Halili është i rezervuar në shprehje dhe shpërfaqje simbilike dhe, përpiqet të rrëfejë dhe shpërfaq në mënyrë krejt origjinale e me një art të arrirë, vetëm esencialen e ngjarjeve dhe temave që shtjellon.

Autori të tërheq  situatën dhe marrëdhënies së babait me gurin, aq e tensionuar dhe asnjëri nuk do t’i dorëzohet tjetërsimit. Megjithatë djersa e nxjerr ngadhënjimtar me aq djersë që rrugëton në portretin e të atit dhe që e ka bërë të ndihet çdo herë krenar,  humbja e prindit, që  është kurdoherë e dhimbshme, personazhit.

Në këtë libër, 22 tregime të sistemuara në tre cikle, ku shortohen, hibritizohen dhe artistikisht ironizohen si çështje të ndryshme dhe ngjarje të jetës sonë të përditshme, duke filluar me tematik nga ato familjare, shoqërore, dashuria deri tek ato trungor, etnik dhe shoqërore, me të gjitha përmasat e dimensionet letrare e të thella meditative të realizueshme; kulturore,  artistike, poetike, sociale, ekonomike, politike etj.

Në tregimet e Halilit, i vihet në pah nga kritika letrare, se ka shumë dashuri për vendin e për njerëzit, gjë që e  shpërfaq përmes formave artistike origjinale. Ai, jo vetëm i rrëfen ngjarjet, por, për më tepër lakmon dhe kërkon pa hezitim në nxitjen dhe ruajtjen dhe pacenueshmërinë e dinjitetit të njerëzor, duke luftuar me gjithë nëpërkëmbjen e tij, e të përballet dhe ta luftojë me të mirë, të keqën e sotshme e këtushme, në ambientimin tonë, me gjithë atë  guxim të parimeve dhe virtyteve më të larta njerëzore.

Halili, i tillë  vjen  si autori në librin “Djersa e gurit”. Proza e Muhamet Halilit, në pjesën më të madhe ka ruajtur në të shumtën e rasteve ato elemente që sot e karakterizojnë zhvillimin e kësaj gjinie letrare tek ne, me një tendencë kapërcimi të këtyre dallimeve.

Tregimi “Kokëkashta” në një përvjetor gjendja sociale bie pre në një marrëdhënie raporti prind dhe bijë. Si një ëndërr për një kukull dhe mungesa dhe pamundësia e nënës për t’ia bërë dhuratë e çdo lloji do të dukej dhe ishte ëndërr e vonuar në mungesë.