Arsimi në vitet e 90-ta, margaritar që nuk i humbet shkëlqimi

Shkruan: Arsim Bejtullahu

Në mbamendjen e historisë më të re të shtetbërjes dhe konsolidimin e shtetësi së Republikës së Kosovës, natyrshëm një vend të veçantë e ka edhe procesi i arsimit dhe edukimit që është zhvilluar në kuadër të sistemit paralel karshi pushtimit të Serbisë në vitet e 1990 deri në çlirimin e vendit më 1999.

Duke qenë se arsimi ka një vend të rëndësishëm në emancipimin ne një shoqërie, s’do mend shoqëritë njerëzore që nga civilizimet më të hershme, edukimit dhe arsimit i kanë lënë një vend të veçantë, dhe këtu mbamendja jonë sikur na thërret të rishikojmë rëndësinë dhe vlerën që pati arsimi i paralel në Kosovë në vitet e 90-ta.

Në shikim të parë shumica nga ato burra dhe gra dhe mund të mos jenë më në jetë, të tjerët përballen me problemet e pensionit sikur që një numër është ende në procesin mësimor, por burrat dhe gratë e kësaj epoke mbajtën me krenari në supet e tyre misionin e shenjtë që ata e kryen në vitet më të rënda të mbijetesës së substancës kombëtarë në ato vite.

Me paga që kurrë nuk patën dinjitetin e një page, por falënderues për mënyrën se si mblidheshin nga populli ato vite, pishtarët e arsimit, duke rrezikuar dhe jetën e tyre, u bënë gardian, jo vetëm të një sistemi edukimi, por dhe shtylla kryesore e qëndresës së Republikës sonë, duke bërë kështu po thuaj të gjithë sistemin paralel të fshiheshin dhe të shpërfaqin qëndresë e një Republike që po bëhej.

Duke qenë se jam përfaqësues i punës së këtij brezi, duke parë prindin tim si një veteran arsimit, vitet në arsim sikur me kolegët që takojë gjatë punës së përditshme në procesin edukative arsimor, mirënjohja për këtë brez, sikur s’ka të bëjë me ligjin e aprovuar të mbështetjes materiale sa ka të bëjë me falënderimin moral, se këtij brezi i takoi merita e bërjes së gjerdanit më të ndritur të kauzës sonë kombëtare.

Në kohën kur shoqëria e jonë përballet me krizat soc-kulturore, në kohën kur sistemi i arsimit në Republikë, vlerësohet të jetë në ngecje dhe prapa kërkesave të kohës, mbase është kohë të rishikohet një proces i arsimit në vitet e 90-ta, vlera e mirëfilltë e këtij brezi burrash dhe grash të arsimit. Mbase aty duhet të jetë një rishikim, një rinisje, një leksion historie, se vlerat dhe kalitja e një shoqërie ngrihen mbi vazhdimësi brezash duke i lënë secilit meritën e treguar në konteste kohore.

A duhet shoqëria jonë të rindez fanarin e një qëndrese në vitet e 90-ta!? Duke marrë këtë lavdi, për të shëndrruar në përvojë dhe eksperiencë, ne mësojmë se kur duam procese të mëdha mund të nisim dhe arrijmë suksese, pse jo sot kur mundem dje.

Arsimi në vitet e 90-ta, mbetet margaritarë që nuk i humbet shkëlqimi, përkundrazi shkëlqimi i këtij brezi sa vjen e shtohet, ndoshta në vdekatarët nuk e kuptojmë sot, ngase ata heronj janë për rreth, deri sa një ditë të mos jenë më, por atëherë mbetet Republika e nisur në librat dhe fletoret e shkollës sonë.

Gjërat sot janë krejt ndryshe. Në foton e mëposhtme, Arsim Bejtullahu bën selfie në shkollën të cilën e menaxhon suksesshëm, në kushte krejtësisht të tjera të punës, por edhe me pagë, që vlerësohet se është më e lartë se në shtetet e rajonit./Enkas për MediaFokus/

Notë: Në foton në krye të opinionit shihen mësimdhënësit e shkollës fillore “Liria”, në Pogragjë të Gjilanit, ndërkaq në foton e mëposhtme, mësuesi i viteve 90-ta, sot drejtor i shkollës fillore “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu, gjatë procesit të punës