Arta Haziri fajëson dy subjektet e mëdha që nuk e kanë zgjidhur problemin e varrezave deri tani

Një projekti që ka filluar para gati 17 vjetësh, ende nuk po mundemi t’i japim epilog, ka thënë Arta Haziri Nuhiu, duke folur për lokacionin e varrezave të qytetit, që po kundërshtohet nga opozita.

Hapësira aktuale e varrezave, është e mbushur dhe për një kohë të shkurtër nuk do të ketë vend më për varre të reja.

Haziri Nuhiu thotë se është normale të thirren seanca të tilla për çështje siç janë varrezat e qytetit.

Është shumë normale të thirren seanca të tilla kur është në pyetje interesi i qytetarëve, por janë të papranueshme tendencat e disa anëtarëve për realizimin e interesave individuale apo të grupeve të caktuara.

Jemi betuar si anëtarë të Kuvendit Komunal se do të jemi zëri i qytetarëve, i të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike, por assesi t’i mbrojmë intetesat e ngushta, madje individuale.

Çdo qytetar që ndahet nga kjo botë, meriton të varroset dinjitetshëm, andaj edhe hapësira për varreza duhet të duket bukur dhe e organizuar mirë.

Dy subjektet politike, PDK dhe LDK kanë qenë vazhdimisht në qeverisjen qendrore dhe është dashur të presim gati 17 vjet që një kryeministër të bëj zgjidhje për këtë çështje.

Natyrisht që ndihem krenare që jam pjesë e një subjekti, ka thënë Arta Haziri Nuhiu.