Gjermanët i dhurojnë afër 1000 kontenjerë komunës së Vitisë

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) i ka dhuruar afër 1000 kontenjerë për mbeturina komunës së Vitisë.

Ky donacion përfshin saktësisht 955 copë kotejnerë prej 120 litrash, ndërsa kontejnerë të madhësisë prej 1 metër kub të metalit janë 60 copë dhe të plastikës 66.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Viti, Nexhmedin Jakupi, theksoi se ky donacion është i mirëseardhur dhe do të shërbejë për një ambent më të pastër, si dhe mundësinë e një menaxhimi sa më të mirë të mbeturinave.

Ai njoftoi se shpërndarja do të bëhet në bazë të një plani që do të hartohet së bashku me GIZ-in gjerman, në muajin janar.

Vlera e këtij donacioni, kap shumën në 40 mijë euro.