Kush po mundohet ta shpëtojë Metvexhën nga zhbërja?

Për dallim nga shumë të tjerë, Rexhep Abazi ka vendosur të qëndrojë në vendlindje dhe t`i përkushtohet Metvexhës së tij, pavarësisht vështirësive, sfidave dhe rreziqeve që përbën aktiviteti i tij patriotik brenda një shteti që udhëhiqet nga një politikë antishqiptare, siç është Serbia.

Asllan Hisen Grabovci rikujton vitet e përndjekjes së shqiptarëve nga Metvexha, duke i detyruar ata t`i lënë tokat, bagëtitë dhe pasuritë e tyre dhe të shpërngulen gjetiu, në borë e acar, për të shpëtuar familjen dhe fëmijët nga masakrat serbe.

Por, ndokush mbeti në Metvexhë, përkundër dhunës dhe masakrave që ushtruan serbët mbi popullsinë autoktone shqiptare.

Në këto troje lindi Rexhep Abazi. Nga librat dhe rrëfimet e baballarëve mësoi për masakrat që ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve dhe u betua se do të punojë për këto troje derisa të jetë gjallë.

Ai punon ditë e natë që t`i bind atdhetarët të kthehen në këto troje, aty ku i kanë varret e  prindërve dhe stërgjyshërve.

Rexhepi mundohet të ruaj zakonet, mikpritjen, kulturën, veshjen, traditën dhe besën e këtij vendi, për çka ka formuar edhe ansamblin folklorik “Shpëtimi i Metvexhës.

Abazi është ambasador i këtij vendi, i anës sē Metvexhēs, thotë Grabovci.

Ai cilësohet një djalë si lumi, si deti, si oqeani, që nuk ka kush se çfarë t`i bëjë sepse punon për komb dhe vatan.

Por, në Metvexhë duhen investime, që të ruhet fryma shqiptare. Rexhepi duhet përkrahur, sepse vetëm e ka vështirë.

Grabovci i ka bërë thirrje diasporës që të përkrah Rexhep Abazin në këtë mision të pamundur për ruajtjen e autoktonisë shqiptare në Metvexhë.