As Murati, as Nagavci dhe as Dimal Basha nuk morën vota të mjaftueshme për Kryetar Parlamenti

As Hekuran Murati, si propozim i përsëritur dhe as Arbërie Nagavci e Dimal Basha nuk i morën votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Propozimi i Bashës u përcoll me reagime e zhurmë nga deputetët në sallë.

Nga 106 deputetë pjesëmarrës në sallë, 57 votuan pro, 25 kundër dhe 24 abstenime.

Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha dështuan t’i marrin votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit, kësisoj kryesuesi Dehari ndërpreu seancën.

Basha për dallim nga dy te tjerët mori një votë nga LDK – Arben Gashi.