Asgjësohen mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar, arrestohen përgjegjësit e depos
Dy persona janë arrestuar në Pejë, si përgjegjës të depos ku janë gjetur mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar, njofton policia.
Mishi është konfiskuar dhe asgjësuar ndërsa menaxheri i depos është ndaluar në mbajtje.
Fsh. Zahaq, Pejë 15.03.2022 – 10:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, menaxheri dhe zëvendës menaxheri i depos qendrore të një subjekti ekonomik, pasi që gjatë kontrollit të depos janë gjetur sekuestruar dhe dërguar për asgjësim (tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e tetëdhjetë kilogram) 36.180 kg mish me afat të skaduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

