Elvis Naçi përmbush premtimin ndaj familjes Abazi që humbi dy djem nga tërmeti

Familja Abazi në Bresalc të Gjilanit mori një lajm të mirë nga Elvis Naçi. Ju kujtohet kur një vit më parë Naçi tha në një program televiziv: ‘Një zotëri nga Tetova ka dhënë një pension dhe një shtëpi për jetimët’. Premtimi u mbajt.

Elvis Naçi vizitoi familjen Abazi dhe u premtoi fëmijëve jetimë mbështetje. Shqiptarët dhanë një premtim dhe premtimet mbahen!

Sidrit Bejleri ka shkuar në Kosovë dhe ka vizituar shtëpinë e re të Isës.

“E kemi filluar me gaz e hare, këtu kanë bërë mrekulli, ne kontribuuesit i ndjekim përmes televiziorit, por sa mirë që u takuam bashkë kësaj herë, duam që të gjithë të marrin vesh që burrat e mirë të shqiptarisë nuk janë zhdukur”, tha Sidrit Bejleri në shtëpinë e re të Isa Abazit.

Bamirësi nga Tetova dhuroi gjithashtu 12.000 euro pension në vit për fëmijët jetimë e Isës dhe Shemsedinit, gjest që ka emocionuar dy bashkëshortet e të ndjerëve.