Leonora: Kjo ishte kërkesa e fundit e babait

Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur për etapa të ndryshme të jetës së saj në një emision në Klan Kosova.

Mes tjerash, këngëtarja tregoi kërkesën e herës së fundit kur ishte parë me babanë e saj të ndjerë.

Këngëtarja duke folur në emisionin ‘Prive’ në Klan Kosova ka treguar se kërkesa e babait ishte pikërisht që Leonora të bënte një këngë për luftën.

Ndërkohë ajo ka treguar nën emocione nëse është gati për t`u bërë nënë dhe se sa ka ndikuar e mbesa në planifikimin e saj familjar.