ASK: Në muajin nëntor lindën mbi 2 mijë fëmijë më pak se në tetor
Agjencioni i Statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat për lindjet gjatë muajit nëntor.
Sipas ASK-së, gjatë nëntorit kanë lindur 2.184 bebe brenda dhe jashtë Kosovës.
Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1.107 janë meshkuj kurse 1.077 janë femra.
Sipas të dhënave zyrtare të ASK-së, krahasuar me muajin tetor 2025, numri i lindjeve në nëntor ka shënuar rënie për rreth 3.7 për qind, duke reflektuar një trend të lehtë rënës të natalitetit për këtë periudhë.
“Në muajin nëntor 2025 janë regjistruar 2.184 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1.107 janë meshkuj dhe 1.077 lindje janë femra. Në muajin nëntor 2025 pati rënie të numrit të lindjeve rreth -3,7 %, krahasuar me muajin tetor 2025”, thuhet në raportin e ASK-së.

