Asnjë i vdekur me COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë i vdekur me COVID në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 99.