Ata që mendojnë se miqësia me SHBA-në ka tjetër alternativë, janë humbës
Arbër Ismajli
Miqësia është një nga normat më të vjetra të civilizimit, andaj edhe në vlerat tona të kulturës së mirënjohjes, matemi se si duam dhe si dimë më së miri t’i ruajmë miqtë tanë, të cilëve lehtë mund t’iu fitohet besimi, por të mbahen pranë, është çështje edukate e emancipimi.
Presidenti i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, na ka lënë testament miqësinë me SHBA-në, prandaj, kjo miqësi dhe ky testament, na sillet si diell në atë se miqtë në traditën e shqiptarëve ngriten në atë se shtëpia është e mikut dhe Zotit!
Ata, të cilët mendojnë se miqësia me SHBA-në ka tjetër alternativë, janë humbës, ngase populli i Kosovës, për popullin amerikan, ka testament mirënjohjen dhe mirëbesimin.
Kosova është këtu falë falënderimit për qeverinë dhe popullin amerikan!
Ne jemi dëshmitar për këtë miqësi dhe gjithmonë do të jemi mirënjohës për këtë.
Mbamendja e historisë së Kosovës, është simbiozë e SHBA-së dhe për këtë populli ynë është përjetësisht falënderues ndaj tyre!
Zoti e bekoftë Amerikën dhe ata që bënë të mirëqenë Republikën e Kosovës!

