Homazh nënën që s’e pati fatin e përqafimit të fundit me t’birin (Kadri Veseli)

Nga: Shefik Surdulli

Nëna e kuptoi atë që nuk ia tha i biri…por edhe ai e kuptoi çfarë po ndjenjte nëna…!

Ajo sot u shmang nga kjo botë mizore për te dhe për të birin e saj luftëtar lirie. Nuk i mbijetoi dot uraganit që shembi shpresën e saj për ta parë edhe njëherë të birin në liri, në lirinë që ai me shokë e solli.
U ngjit atje lart në qiell ku e kanë vendin nënat engjëllore. Iku me dhimbjen dhe mallin sa bjeshka që nuk ia tha dot të birit, por që ai e ndjeu…!

– Lum si unë që e pata dhe po e lë prapa kapedanin tim, ani se nuk u takuam edhe njëherë për t’ia puthur ballin, për ta bekuar sërish në rrugën e tij të kthimit, – do të belbëzonte për të fundit herë, e djegur nënë për të birin!

Si nënë e sakrificës, nënë e një çlirimtari madhështor, i cili po dergjet prapa grilave të shpifur, pashmangshëm edhe do ta mallkonte monstrumin e llojit që kontriboi në çfarëdo forme që të birin e saj mos ta ketë pranë, së paku për t’ia dhënë lamtumirën e fundit!

I biri, një autoritet si ai, padyshim që edhe atje si “i syrgjynosur” do ta kapërcejë me dinjitet edhe këtë dhimbje për më të dashurën e më të shtrenjtën e tij, NANË!

Nderime!

/ShS/