Atdheu e ka braktisur ‘Përputhen’, por nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me pjesëmarrësit

Atdheu u shpreh se nuk është bërë pishman se doli nga emisioni, por mendon se do kishte merituar një dalje më të mirë.

“Kam kërkuar në 2-3 raste që të largohesha. Në nerva e sipër njeriu ja fut kot ndonjëherë”, tha Atdheu.

I pyetur në lidhje me postimet që ka bërë Sindi së fundmi në rrjetet sociale, ai u shpreh se e ka shumë shoqe dhe e respekton.

“Kisha marrë leje te produksioni që ta dërgoja Sindin në shtëpi, e kam shumë shoqe. Nuk ndikoj te Sindi, nuk është e vogël ajo. Diskutojmë ndonjë skenë që mund të ndodh, por jo të ndikoj tek ajo”, tha ish-konkurrenti kur u pyet nëse është e vërtetë se ai ndikon te “shpërthimet” e saj.

Ndërsa në lidhje me debatin e fortë që ka pasur me Antonelën, Atdheu tha se nuk ka folur me të, nuk i ka rënë muhabeti.

“Sa është pjesë e emisionit nuk dua ta pengoj, por mund edhe t’i shkruaj, që të sqarohemi. Në fund të ditës ajo është femër”, u shpreh ai.

Më pas tregoi se nuk është i zhgënjyer nga asnjë nga protagonistët e programit dhe se ka mjaft shokë. “Arsimin, Erin, Andin e parë, Locon. Nuk jam keq me asnjë, edhe me Mevlanin thjesht nuk na kanë pëlqyer disa gjëra, por kaq. Me Anën e parë vijojmë të kemi miqësi. Nuk e di a janë bashkë apo jo me Arsimin, por për të dy kam respekt të veçantë”, përfundoi Atdheu.