Atdheu përlotet në Shqipëri

Atdheu, djaloshi nga Kosova i cili po merr pjesë në emisionin “Për`puthen” të Top Channel, është përlotur mbrëmë derisa tregoi një histori të dhimbshme nga jeta e tij, që nuk e kishte përmendur më parë.

Ai tha se disa kohë më parë ka humbur një njeri shumë të rëndësishëm në jetën e tij, i cili kishte nderuar jetë në një aksident dhe që i ka dedikuar edhe një tatuazh në qafë.

Ai u përlot në studio, kur filloi të fliste për mikun e tij, ndërsa tha se ka përjetuar shumë humbje dhe se pikërisht kjo ka bërë që ai sot të sillet më ftohtë dhe të jetë më i mbyllur.

“Është një njeri shumë i rëndësishëm për mua, që ka ndërrua jetë në një aksident. Ka qenë gjithçka për mua, prej tij kam çdo gjë sot. Kam përjetuar shumë humbje dhe ndaj sot jam pak si i mbyllur, si i ftohtë. Ka qenë shumë i ri, vetëm 34-vjeç”, tha ai, pas takimit që realiozi me Melisën, një vajze shqiptare e rritur në Itali, po ashtu me përvoja jo të këndshme.