‘Atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre’ – reagimi i djalit të shoferit që humbi jetën
Në aksidentin e sotëm të autobusit, i cili po vinte nga Gjermania drejt Kosovës, kanë humbur jetën 10 perosna dhe mes tyre është njëri prej shoferëve, Naser Sylmetaj, i cili në ato momente nuk ishte në timon, pasi ishte zëvendësuar nga kolegu i tij gjysmë ore përpara.
Djali i tij, Adhurimi, me shumë dhembje ka reaguar me një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet.

