Aurita Agushi me dedikim për kolegun: Do të më mungoj shumë ngrohtësia e një njeriu të mirë
Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit gjilanas, Muharrem Sylejmani, bartës i qindra roleve në kaerrierën e tij të gjatë, ka prekur kolegët e tij, të cilët ndjejnë dhimbje për humbjen e një njeriu të mirë.
Aktorja Aurita Agushi është njëra nga koleget e Muharremit, që ka bërë një dedikim të ndjeshëm, me të marrë lajmin e hidhur.
“Sot u nda nga ne Muharrem Sylejmani, aktor dhe regjisor i Teatrit të Gjilanit, por mbi të gjitha sot u nda nga ne një NJERI I MIRË, ngrohtësia e të cilit do të më mungoj shumë.
Të bëftë dritë shpirti Muharrem” – ka shkruar Aurita./Mediafokus.info
https://mediafokus.infovdes-aktori-gjilanas-muharrem-sylejmani/

