Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, dyshohet për rreth 20 të lënduar

Rreth 20 persona raportohet se janë lënduar nga aksidenti i ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në një autobus nga Kosova në Salzburg të Austrisë.

Tre nga udhëtarët raportohet se janë lënduar rëndë

Aktualisht dimë për tre të lënduar rëndë dhe 16 të lënduar lehtë”, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq Roberta Thanner për APA.

“Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, shtoi ajo, transmeton express.