Automjeti i amerikanit merr flakë në tunelin e Kalimashit

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan, me banim në Serbi, është përfshirë mëngjesin e së martës nga flakët, derisa ishte duke lëvizur brenda tunelit të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar zjarrin, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e zjarrfikësve, që janë të stacionuar pranë tunelit, të cilët brenda pak kohësh ka shuar flakët.

Për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale.

Tuneli i Kalimashit është mbyllur përkohësisht, derisa është shuar zjarri, është kryer ekspertiza dhe është larguar automjeti. Tani çdo gjë është kthyer në normalitet dhe komunikacioni po zhvillohet pa probleme brenda tunelit.