Automjeti që mori flakë në autostradë po bartte para, çfarë thotë kompania
Një kombi i kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, ka marrë flakë në autostradën Prishtinë-Prizren, afërsisht në Malishevë mesditën e së mërkurës.
Kompania në fjalë ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të një defekti në motor, ndërkaq konfirmohet se nuk ka të lënduar.
Po ashtu, paratë e gatshme të cilat ishin duke u bartur me këtë automjet, sipas njoftimit të kompanisë nuk janë dëmtuar.
“Sot para pak kohësh, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së Transportit të Parave të Gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dameve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në reagimin e kompanisë.

