Haziri përsërit thënien e famshme: Presidenti kalon nga zyrat e LDK’së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka folur për zgjedhjen e Presidentit në seancën që pritet të mbahet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka përsëritur edhe një herë deklaratën e tij të famshme se “Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”.

“Tash e disa vite dihet, Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, ka thënë Haziri në Kanal10