Në cilat hapësira qëndron e përcillet më shumë virusi
Përpos masave tashmë në fuqi të këshilluara nga OBSH: distanca, maska dhe higjiena, ne duhet të shtojmë përkujdesjen tonë gjithnjë e më shumë duke iu adaptuar edhe hapësirës në të cilën ndodhemi.
Rezultatet e një studimi të bërë në Francë na tregojnë se 80% e ngjitjes së virusit bëhet në ambiente të mbyllura me dritare të mbyllura, 15% në ambiente të mbyllura me dritare të hapura dhe 5% jashtë.
Cilat janë rrethanat më të favorshme për ngjitjen e virusit?
Sipas rezultateve të studimit epidemiologjik të ComCor të kryer nga Institut Pasteur, Covid-19 ngjitet apo përcillet nga një person tek tjetri kryesisht brenda shtëpisë (42%), në familjen e gjerë (21%), në vendin e punës (15%) apo me miq (11%).
»Momentet e drekave, darkave, në ambiente private ashtu edhe në ato profesionale, janë ndër rrethanat më shpesh të raportuara në origjinën e transmetimeve të virusit» thuhet në studim.
Analiza e më shumë se dhjetë mijë kontakteve unike jashtë shtëpisë, për origjinën e infeksionit, tregon se, ky kontakt i infeksionit pra, ka ndodhur brenda dritareve të mbyllura në 80% të rasteve, brenda dritareve të hapura në 15% të rasteve dhe jashtë në 5% të rasteve. Duke e ditur se në “84% të rasteve, personi i cili ishte burimi i infeksionit nuk kishte vënë maskë”.
Çuditërisht, transporti publik nuk është shoqëruar me një rrezik në rritje të infeksionit.
Të gjithë këta elementë konfirmojnë natyrën shumë të kufizuar të transmetimit të virusit në ajër të hapur.
Por të kemi parasysh se rritja e varianteve britanike, afrikano-jugore dhe braziliane kërkon edhe më shumë vigjilencë nga ne.
Tani shumica e rasteve në tokën franceze, karakterizohet nga varianti britanik i cili ka një ngarkesë virale
“më të lartë se ajo e vërejtur në viruse të tjera, e cila ndoshta do të shoqërohej me një rritje të sekretimit viral dhe një rrezik më të lartë transmetimi, thotë HCSP.
E gjithë kjo do të rezultojë në një rritje në transmetimin e tij prej 56% krahasuar me Covid-19 « klasik ». Studimet e vazhdueshme gjithashtu paragjykojnë një ngjitje më të shtuar të varianteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit.
Edhe në kantonin e Gjenevës, ku haptas tashmë konfirmohet vala e tretë, mbi 90% e rasteve me Covid-19, kanë rezultuar me variantin britanik, njoftohemi nga shtypi i përditshëm zvicerran.
Porosi: mos rrini në ambiente të mbyllura, sa më shpesh ajroseni vendbanimin e juaj duke i hapur dritaret; kur jeni jasht: mbani distancë 1 deri 2 metra ndaj personit tjetër; lani duartë disa herë në ditë.
Evitoni drekat e darkat me mysafirë.
Burimi e fotoja: «Reporterre, le quotidien de l’ écologie»
/Përgatiti: MLH