Autori i karikaturës së Profetit Muhamed vdiq natën e Bajramit

Artisti danez, Kurt Westergaard, i njohur për karikaturën e profetit Muhamed, që shkaktoi shumë zemërim në mbarë botën myslimane, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, pikërisht në natën e Bajramit, që është një nga festat kryesore të komunitetit islam në botë.

Westergaard ka vdekur në gjumë, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore, i ka thënë familja e tij gazetës Belingske.

Ilustratori ishte prapa 12 vizatimeve të publikuara në gazetën konservatore Jyllands-Posten në vitin 2005 nën ballinën “Fytyra e Muhamedit”, një prej të cilave shkaktoi shumë zemërim, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Tradita islame kërkon që asnjë imazh i profetit të mos prodhohet apo shfaqet.

Zemërimi kishte eskaluar në dhunë anti-daneze në mbarë botën myslimane në vitin 2006 prej të cilave dhjetëra njerëz vdiqën, ambasaditë daneze u sulmuan, përfshirë një në Damask që u dogj.