Autoritetet komunale në Gjilan u bëjnë thirrje qytetarëve që t`i shmangin disa segmente rrugore shkaku i vërshimeve
Reshjet kanë vështirësuar gjendjen edhe në komunën e Gjilanit. Institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve që t`i shmangin disa segmente rrugore
Për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, u bëhet thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës, thuhet në njpftim.
Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë, thuhet tutje në njoftim./Mediafokus

