Avokati Berisha zbulon detaje tronditëse nga dhunimi i 11-vjeçares
Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku pesë persona dyshohet se kanë keqtrajtuar seksualisht për rreth shtatë orë një vajzë 11-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka kundërshtuar strehimin e vajzës në strehimore, duke thënë se shkëputja nga familja në periudhën më të rëndë të saj, mund të prodhojë efekt të kundërt nga ai që synohet.
“Mbase duhet heshtur edhe me tutje ne shenje solidarizimi dhe sensibilizimi, por mos te harrojme se problemet me kete femije kane qene te njohura per institucionet e sigurise edhe me pare. Do te provohet se trajtimi i rastit te saj ka qene vertet nje skandal, pa cka se kishte informacione se ajo merrej me prostitucion“, shkroi Berisha në Facebook.
Ky reagim i tij erdhi pasi nga Qendra për Punë Sociale u deklaruan se 11-vjeçares i kanë ofruar strehim e përkrahje.
Kujtojmë se pesë të dyshuarit tashmë janë arrestuar dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ata kanë pranuar veprën për të cilën dyshohen. I dyshuari i pestë u arrit që të arrestohej dje, pasi u kap nga babai i tij i cili e dorëzoi vetë në stacion të Policisë.
Postimi i plotë i Berishës:
Se paku gabim!
Strehimorja nuk eshte vendi i duhur ku duhet te qendroje e mitura 11 vjecare, e cila dyshohet se u dhunua nga disa persona.
Strehimi i saj duhet te jete tek familja dhe aty duhet te asistojne edhe profesionistet me keshilla e trajtime per raste te tilla.
Shkeputja nga familja ne periudhen me te rende te saj mund te prodhoj efekt te kundert nga ai qe synohet.
Mbase duhet heshtur edhe me tutje ne shenje solidarizimi dhe sensibilizimi, por mos te harrojme se problemet me kete femije kane qene te njohura per institucionet e sigurise edhe me pare.
Do te provohet se trajtimi i rastit te saj ka qene vertet nje skandal, pa cka se kishte informacione se ajo merrej me prostitucion..!
Nxjerrni leksion nga kjo!

