Avokati kërkon lirimin me kusht të Thaçit
David Hooper, avokati mbrojtës i ish-Presidentit të Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata që t`ia mundësojë Hashim Thaçit mbrojtjen në liri dhe ka paralajmëruar se do të bëjë kërkesë për këtë.
“Pyetja që do bëjmë ne është: A e meriton ky person të qëndrojë i paraburgosur apo jo? Duke pasur parasysh edhe prezumimin nga kjo Gjykatë që prezumohet liria përveç rasteve kur ka disa arsye për të justifikuar paraburgimin”, ka thënë Hooper.
Ndërkaq, Hashim Thaçi, i cili ka zgjedhur të mbështes fjalën e avokatit dhe vetë të mos flas, në përgjigjen e shkurtër rreth akuzës, ka thënë se aktakuza është krejt e paqëndrueshme.
Gjykatësi Nicolas Guillou ka pyetur nëse pafajësia e Thaçit po deklarohet për të gjitha akuzat, ndërsa ish-presidenti ka përsëritur deklaratën.

