Axha e rrah mbesën, kjo dërgohet në strehimore

Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që dyshohet se të njëjtës për motive (ende) të panjohura lëndime i ka shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar-axha i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 qershor në Fushë Kosovë.

“Viktima pasi është intervistuar në prezencë të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore në Prishtinë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./mediafkus.info/