Azemi mburret me këtë foto: ‘Me Çakin, njeriun më të pabezdisshëm që ka Gjilani’
Në Gjilan, të gjithë e njohin Çakin. Ai ndryshon nga të tjerët me kodin e vetë të komunikimit. Jo të gjithë e kuptojnë atë dhe jetën e tij.
Ndonjëherë u ofrohet njerëzve, atyre që i njeh më tepër, për t`iu kërkuar një euro, por edhe kur nuk i përgjigjen, largohet i qetë.
Jo të gjithë e kuptojnë e mëshirojnë Çakin. Ardian Azemi, një qytetar në Gjilan, mburret për foton me këtë personazh, sikur edhe me lëmoshëkërkuesit tjerë.
Ai sapo ka postuar një foto me Çakin, ku ka shkruar: ‘Me Çakin, njeriun më të pabezdisshëm që ka Gjilani. E falenderova që ma dha mundësinë me pas një fotografi bashkë!
Përgjithësisht me lypësit sillemi keq si shoqëri. Asnjëri prej tyre nuk meriton të përbuzet, pavarësisht nëse i mëshirojmë ose jo, thotë Azemi.
“Falënderim pa masë ndaj krejt lëmoshëkërkueseve që na mundësojnë t`u flasim e realizojmë foto me ta, tu e ditë sa të pakujdesshëm jemi ndaj tyre si shoqëri e si shtet’ kishte shkruar ditë më parë Azemi poshtë një fotoje me një tjetër personazh të rrugëve. /Mediafokus.info

