Baba me tre djem arrestohen për rrahje mes vete

Baba me tre djem në Malishevë janë arrestuar për ‘dhunë në familje’, pasi ishin rrahur mes vete, pas disa mosmarrëveshjeve që kishin. 

Malishevë, 17.03.2021 – 20:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (babai me tre djemtë), pasi që të njëjtit pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme janë përleshur në mes vete. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.