Baba nuk e pranon djalin në shtëpi

Një person është ankuar se baba i tij nuk e ka lënë të futet në shtëpi kur ai është kthyer nga puna. Arsyet nuk bëhen të ditura në raportin e policisë, por thuhet se rasti po trajtohet si ‘dhunë në familje’.

Rr. Vojvode Putnika, 23.07.2021 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me të atin e tij mashkull kosovar i cili nuk e ka lënë të futet në shtëpi pasi viktima ishte kthyer nga puna. Nuk raportohet as për të lënduar as të arrestuar. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.