Kapet sasi e madhe droge në Kosovë, vlera e saj mbi 6 miliardë

Mediat shqiptare shkruajnë se në Kosovë është kapur një sasi e madhe droge. Bëhet fjalë për 2 tonë e 200 kg kokainë. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Mësohet se kokaina është kapur në një kamion me mish, i cili vinte nga Brazili. Kapja e saj ka ardhur si rezultat i një operacioni mes policisë shqiptare, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sinjali ka ardhur nga DEA amerikane.

Droga prej tre ditësh është nisur drejt Kosovës, ku dhe është sekuestruar. Komioni ka hyrë nga Italia në Portin e Durrësit 15 ditë më parë.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga pala shqiptare. Sipas mediave në Shqipëri, kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë. (foto arkiv)