Babai ankohet për të birin: Është shumë agresiv, po i dëmton orenditë në shtëpi

Leposaviq 01.03.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij i mitur i dyshuari mashkull kosovar, është duke dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe është shumë agresiv. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Dyshohet se i dyshuari ka qen nën ndikimin e substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.