Rrëmbehet në banesë nga ish-i dashuri dhe keqtrajtohet fizikisht e psikikisht,

Një femër në Prishtinë është rrëmbyer në banesën e saj nga ish-i dashuri, i cili e ka keqtrajtuar fizikisht e psikikisht. Rasti eshte cilësuar ‘rrëmbim’.

Prishtinë 02-03.05.2021 –22:00. Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)