E zë ‘belaja’ në mal, lëndohet nga drutë dhe arrestohet nga policia

Një person në Ferizaj është arrestuar për ‘vjedhje pylli’ pasi është kapur nga policia me një sasi të drurëve të ngarkuara në veturë.

Fsh Nerodime e Epërme, Ferizaj 03.05.2021-01:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku më vëllain e tij të dyshuarin mashkull kosovar kishin prerë dru në pyll por pasi ishin vërejtur kanë ikur dhe gjatë rrugës nuk iu kanë ndal njësitit patrullues të cilët edhe i kishin rrezikuar. Vetura për shkak se kishte hyrë në një rrugë të keqe nuk kishte pas mundësi të lëvizte, ngasësi i saj i dyshuari kishte ikur por është hasë vetëm vëllai i tij i cili është arrestuar dhe kishte pësuar disa lëndime nga drutë që i kishte pas të ngarkuara në veturë sasia e të cilave nuk dihet ku edhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje të cilit iu ka konfiskuar vetura dhe dy motor sharra, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)