Babai e denoncon djalin në polici për dhunë në familje

Policia njofton se dje në Prizren, një person e ka denoncuar djalin për dhunë në familje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 29.12.2022 – 10:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.