Babai e djeg për vdekje djalin e tij pse nuk i bëri detyrat e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan ku babai ka djegur për vdekje djalin pasi ky i fundit nuk mundi t’i gjente përgjigjet e pyetjeve të detyrave të shkollës.

Babai i Shaheer Khan, Nazir ka derdhur vajguri mbi djalin e tij dhe ka ndezur një shkrepëse në përpjekje për ta trembur djalin që të kryente detyrat e shtëpisë, por që zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke bërë që fëmija të përfshihet i tëri nga flakët.

Khan pësoi djegie të rënda më dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Policia arrestoi Nazirin të nesërmen dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën gjyqësore më 24 shtator, shkruan Daily Mail, përcjell albinfo.ch