Babai i Agonit mallkon Kurtin, Vitinë e Sveçlën

Naim Musliu, babai i Agonit, i cili vdiç tragjikisht në karantinën shtetërore në Prishtinë, duke bërë vetëvrasje, ka rrëfyer gjithë ngjarjen nga këndvështrimi i tij në T7, i dëshpëruar, mallkon Kurtin, Vitinë, Sveçlën.

Ai ka këmbëngul se djalin ia vrau shteti.

Musliu tha se nuk dëshiron që mallkimi i tij të bjerë mbi fëmijët e Kurtit, Vitisë e Sveçlës, sepse këtë që përjetoi vetë nuk ia dëshiron askujt tjetër, por i ka mallkuar drejtpërdrejt ata si përgjegjës për vdekjen e djalit.

Naim Musliu e ka rrëfyer me lot ngjarjen për djalin e tij të vetëm, të cilin nuk e ka më. /mediafokus.info